Fri, May 8, 2026

“Tashmë fjala ‘Fitore’ gjëmon kudo”, Ilir Meta: Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes

“Tashmë fjala ‘Fitore’ gjëmon kudo”, Ilir Meta: Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes
  • PublishedMay 5, 2025

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilëson këtë javë si të një epoke të re që sapo ka nisur.

Edhe pse i izoluar në burg, Meta është aktiv në këto zgjedhje, duke shkruar se fjala fitore tashmë gjëmon kudo.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Tashmë fjala “Fitore” gjëmon kudo.

Tashmë optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.

Fundjava plot energji në Partinë e Lirisë ishte dëshmi e vrullit të pandalshëm për fitore.

Java e Epokës ka nisur.

Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon!

Çdo orë dhe minutë të përkushtuar në rrugën drejt fitores, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

()


AlbaniaWeb.net