Drama familjare: Travis nuk pranon që Timothée Chalamet të quhet “baba” nga fëmijët
Ish-partneri i Kylie Jenner, reperi Travis Scott, është shprehur i zhgënjyer pasi ylli i “The Kardashians” po i nxit fëmijët e saj ta trajtojnë Timothée Chalamet si një “baba të dytë”.
Gjatë festivalit Coachella në Kaliforni, Chalamet u pa teksa kalonte kohë dhe krijonte një lidhje të afërt me të dy fëmijët e Jenner, por kjo gjë e ka mërzitur shumë babain biologjik të tyre, Travis.
Një burim për RadarOnline.com tha: “Timothée është shumë i mirë me ta, luajnë me njëri-tjetrin, ai u lexon dhe është shumë i ëmbël. Fëmijët e adhurojnë.”
Megjithatë, një tjetër burim ka zbuluar: “Travis ka qenë i duruar, por nuk i pëlqen që Kylie po i inkurajon fëmijët ta trajtojnë Timothée-n si një baba të dytë.”
“Për hir të së vërtetës, Timothée po përpiqet të mos kalojë kufijtë, por Kylie dëshiron që ai të njihet më shumë me fëmijët,” shpjegoi burimi.
“Stormi dhe Aire janë shumë të afeksionuar pas tij. Ata e pëlqejnë shumë dhe u pëlqen të kalojnë kohë me të dashurin e mamasë,” shtoi ai.
Thuhet se Chalamet ka frikë nga Travis dhe përpiqet ta shmangë atë. “Ai është nervoz kur ndodhet pranë Travisit, por në fakt, nuk është Timothée ai që po e zemëron reperin,” tha burimi.
Sipas tij, Travis është i irrituar me Kylie sepse “ajo vendos rregulla që i përshtaten vetes.”
Reperi është gjithashtu i pakënaqur me mënyrën se si Kylie, sipas tij, “i lë fëmijët në duart e dado-ve,” por ndërkohë pret që Travis “të mbulojë mungesat.”
“Tani, ai nuk mund të besojë që Kylie ka guximin t’ua afrojë aq shumë fëmijët të dashurit të saj aktual,” tha një burim tjetër. “Kjo po e zemëron aq shumë Travisin, sa po mendon ta çojë çështjen në gjykatë. Nëse ai vendos të kërkojë më shumë kujdestari, Kylie nuk do ta përballojë mirë.”