Tue, May 6, 2025

E papritur! Xheneta futet ‘live’ në emision, përballet me avokaten e Drilonit

  • PublishedMay 6, 2025

E papritur! Xheneta futet ‘live’ në emision, përballet me avokaten e Drilonit

Një episod i papritur ndodhi sot në emisionin “Kosova Today”.

Pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, kjo e fundit u përball me avokaten e Drilon Ramës, Bedrie Rexhepi. Avokatja po komentonte zhvillimet më të fundit rreth rastit që përfshin klientin e saj dhe Xhenetën. Gjatë bisedës në studio, situata mori një kthesë të papritur kur në emision, gjatë transmetimit live, hyri vetë Xheneta Fetahu.

Prezenca e saj solli një moment tensioni që përshkroi atmosferën në studio. Sapo pa se Xheneta po afrohej për të hyrë në debat, avokatja vendosi të mos e vazhdojë pjesëmarrjen në emision dhe u largua menjëherë nga studio.

“A po frikësohesh a? Hajde përballemi”, u dëgjua duke thënë Xheneta, duke sfiduar avokaten në një përballje të drejtpërdrejtë.