Tue, May 6, 2025

Frikë në Kosovë, lojtari pëson dëmtim të rëndë (VIDEO)

  • PublishedMay 6, 2025

Frikë në Kosovë, lojtari pëson dëmtim të rëndë (VIDEO)

Frikë në ndeshjen mes Gjilanit dhe Malishevës në Kosovë. Në minutat e fundit të takimit, lojtari i Gjilanit, Oltion Bilali pësoi një dëmtim të rëndë, teksa gjatë duelit u godit nga portieri kundërshtar. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, ndërsa Bilalit iu dha ndihma e parë.

Rreth situatës së futbollistit ka folur së fundmi drejtori i Gjilanit, Syart Rrahmani. “Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën” – tha Rrahmani.

Vlen të theksojmë se Bilali është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) në Prishtinë!


AlbaniaWeb.net