Tue, May 6, 2025

Halle Berry “çmend” Met Gala 2025: Pa të brendshme dhe me pjesët intime në pah!

  • PublishedMay 6, 2025

Halle Berry “çmend” Met Gala 2025: Pa të brendshme dhe me pjesët intime në pah!

Halle Berry ka shkaktuar tërmet në tapetin e kuq të Met Gala 2025 me veshjen më provokuese të karrierës së saj! Aktorja 58-vjeçare, e cila vazhdon të sfidojë kohën me pamjen e saj, u shfaq pa të brendshme në një fustan të tejdukshëm nga LaQuan Smith, që zbulonte pjesërisht barkun dhe zonën intime.

Fustani me dekolte të thellë dhe dizajn me rripa të hollë, i kombinuar me një xhaketë të shkurtër me supe të theksuara dhe një kapelë të vogël, u konsiderua nga ndjekësit si “i tepruar” për moshën dhe staturën e saj. Komentet online ishin të shumta: “Halle, je super, por kjo ishte shumë”,

shkruante një ndjekës, ndërsa një tjetër shtonte: “Ku janë të brendshmet?!”.

Pavarësisht kritikave, stilisti LaQuan Smith u shpreh se fustani mishëronte temën e këtij viti, “Superfine: Tailoring Black Style”, duke theksuar luksin, guximin dhe vetë-shprehjen.