Wed, May 7, 2025

Kandidatja e PSD në Tiranë, Burbuqe Islami: Marrim 10-15 mandate më 11 maj. Nuk bëjmë koalicion me të korruptuarit

  • PublishedMay 6, 2025

Partia Socialdemokrate pretendon që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të jetë surprizë dhe do të fitojë 10-15 mandate.

Kështu u shpreh kandidatja e PSD në Tiranë, Burbuqe Islami, e ftuar në “LOG.” se rezultati i PSD do të jetë surprizë dhe kjo shihet nga mbështetja që ka qoftë nga socialistët dhe demokratët.

Islami tha se arsyeja pse i është futur politikës është për të qenë pranë qytetarëve dhe për ti mbështetur ata.

Islami tha se një nga arsyet që e kanë shtyrë ti futet politikës, është situata aktuale në administratë ku ajo e ka cilësuar si “kancer” që duhet hequr.

Burbuqe Islami: Arsyeja që unë dua  të shkoj në parlament është se atje mund të ndryshoj gjërat me akte ligjore. Institucionet publike nuk krijojnë pozicione që i shërbejnë institucionit.

Ajo që unë dua të arrij, pse dua të jem në parlament, dua ti gjendem pranë qytetarëve.

Shkaktari i kancerit janë të gjithë politikanët që kemi patur ndër vite.

Kushdo që ka qeverisur vendin. Për mua janë shkaktarët e këtij korrupsioni.

Kryetari im është shprehur se nuk bën koalicion me tumorin e këtij vendi. PSD nuk bëhet palë me hajdutët që kanë vjedhur ndër vite.

Me Berishën nuk bëjmë koalicion, pasi ai u largua në 2013 sepse ishte i lakuar për korrupsion.

Unë mendoj që rezultati i PSD në 11 maj do të jetë surprizë. Do të marrim jo 3 por 10-15 mandate. Ne gjejmë mbështetje tek komuniteti mysliman, janë këshilltarët e mi personalë më të mirë. Por unë i them vetes  se duhet të marrë 20 mijë vota që ta quaj sukses.

()

 


AlbaniaWeb.net