Wed, May 7, 2025

A$AP Rocky pranon: “Audicioni im për Star Wars ishte një katastrofë!”

  • PublishedMay 7, 2025

A$AP Rocky pranon: “Audicioni im për Star Wars ishte një katastrofë!”

Mesa duket, Forca nuk ishte me A$AP Rocky-n ditën që ai provoi të hynte në universin e “Star Wars”. Në një intervistë për Variety, reperi dhe aktori 36-vjeçar rrëfeu pa komplekse se audicioni i tij për rolin e Lando Calrissian në filmin “Solo: A Star Wars Story” ishte “i tmerrshëm”.

“Ishe thjesht një ditë e keqe. Unë isha keq. Audicioni im ishte katastrofë,” tha Rocky. Megjithatë, ai nuk kurseu lëvdatat për Donald Glover (Childish Gambino), i cili e mori rolin në filmin e vitit 2018. “Ai ishte shumë më i mirë se unë në atë moment. Edhe ngjante më shumë me Billy Dee Williams sesa unë,” shtoi Rocky, duke iu referuar aktorit që e portretizoi për herë të parë Lando-n në trilogjinë origjinale.

Por Rocky nuk e ka hedhur poshtë idenë për një tjetër përballje me Forcën në të ardhmen. I pyetur nëse do të donte të provonte sërish në një film të “Star Wars”, ai u përgjigj pa u menduar: “Absolutisht, po!”

Ndërkohë, ai është gati për një tjetër sfidë në ekranin e madh. Rocky do të luajë përkrah legjendës Denzel Washington në filmin e ri të Spike Lee, “Highest 2 Lowest”, një reinterpretim modern i klasikës japoneze “High and Low” të Akira Kurosawa-s, tani i vendosur në rrugët e New York-ut. Filmi do të shfaqet në kinema më 22 gusht dhe do të publikohet në Apple TV+ më 5 shtator.