Berisha akuza të forta Ballës nga Elbasani: Porosit vrasje dhe bën arrestime. Është vëlla siamez me Suel Çelën, Altin Hajrin dhe “Pojën”!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, në takimin përmbyllës së fushatës elektorale, ku solli në vëmendje regjimin 12-vjeçar, sipas tij, që solli bandat dhe krimin në vend.
Berisha akuzoi Taulant Ballën, që porosit vrasje dhe bënë arrestime, duke pasur lidhje me Suel Çelën dhe eksponentë të tjerë krimanle.
“Taulant Balla, një horr! Që porosit vrasje, vëlla siamez me Edi Ramën, me Suel Çelën, me Altin Hajrin, me Troplinin, me Pojën e të tjerë. Por data 11 Maj do shënojë fundin tuaj dhe mos tentoni të largohuni, sepse do t’ju gjejmë, do t’ju kapim dhe do të shkoni atje ku e keni vendin”, u shpreh Berisha.