E rëndë në Mirditë! Vetëmbytet në rezervuar 56-vjeçari, dyshohet se vuante nga…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Mirditën, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Gëziq, ndërsa dyshimet e para flasin për probleme të mundshme të shëndetit mendor të viktimës.
Polumbarët e Forcave Speciale RENEA janë angazhuar në kërkimet për trupin, ndërkohë që hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.
Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.