FOTO/ I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit
Një 60-vjeçar në Durrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej gjashtë ditësh.
Mësohet se Arben Maloku është larguar nga banesa më datë 1 maj, rreth orës 18:00 dhe nuk është kthyer.
Kushdo që mund ta ketë parë këtë person, është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 0682766355

(AlbaniaWeb.net)