INTERVISTA/ “Kaosi nga doza emocionale, u panë gabimet e gjykimit”, Pinari: Nga premio te merkato, tifozëve të Dinamos i premtojmë trofe (VIDEO)
Dinamo ia doli që të fitojë Kupën e Shqipërisë, pas një sezoni pozitiv. Në “Final Four”, gjërat nuk shkuan mirë, pasi dinamovitët u eliminuan në gjysmëfinale nga Vllaznia. Drejtori sportiv i bluve, Luan Pinari i është përgjigjur pyetjeve të gazetares Trevisa Tufa, në intervistën e dhënë për Sport News në News 24.
Pinari, çfarë ndodhi në post sfidën me Vllazninë, pse aq shumë kaos dhe mllef?
Uroj Vllazninë, fituesi në fund të ditës nuk gjykohet. Më vjen keq çfarë ndodhi, nuk kishin lidhje aspak me ekipin e Vllaznisë. Ishin kontestime ndaj gjykimit. Doza emocionale ishte e tepruar. Ne të sportit, në momentin që bie bilbili, largohemi dhe aty lejmë gjithçka, harrojmë gjithçka.
Trajneri Daja u shpreh se do të bëj publike të gjithë rastet e dyshimta të këtij takimi, i keni bërë gati Pinari?
Ne duam të jemi të qartë për pjesën teknike. Çfarë është gabuar, është gabuar. Të gjitha i kemi parë. Ne do vijojmë pasi kemi edhe një ndeshje për të mbyllur sezonin. Ku është gabuar është gabuar.
A u kualifikua në finale ekipi i mirë, në këndvështrimin tënd, e vendosi gjyqtari këtë takim?
Të tilla ndeshje ku nisemi në disavantazh, episodet mund të vendosin. Kemi logjikë më të ftohtë. Ne e kuptojmë që ka patur pak ndikim gjyqtari. Nuk duhen anashkaluar, gabimet që janë bërë duhen thënë. Kushdo qoftë që ka bërë gabim, duhet thënë.
Pinari, jeni i kënaqur vetëm me Kupën, me çfarë note do ta vlerësoje këtë sezon?
Ne e kemi thënë që objektiv janë kupat e Europës dhe një trofe këtë vit. Ia dolëm. Kupa i ngjan kampionatit, pasi duhet të luash gjysmëfinale e finale për ta fituar. Pothuajse është e njëjta gjë. Sezon i mbarë, kemi hedhur një hap të rëndësishëm dhe presidenca ka investuar për arritje.
Presidenti Bardhi kishte vendosur 250 milionë lek premio për të dy trofetë, e mbajti fjalën për trofeun e parë të paktën
Patjetër, e ka mbajtur premtimin, ka dhënë më shumë nga çfarë ka premtuar.
Çfarë do veçoje nga ky sezon Pinari, cila ishin pikat e forta dhe ku mund të bënit diçka më shumë?
Pikat e forta? Grup kompakt, ambient shumë i mirë. Ardhja e Dajës i dha një plus shumë të madh, u rrit vetëbesimi te skuadra. Kjo gjë na bëri që të jemi këtu ku jemi.
Çfarë presim tani, cili është plani i Dinamos për Evropën, a do të ndërhyni shpejt në merkato?
Ne e kemi shumë pranë. Kjo ndeshje mund të jetë mbyllja e sezonit, por mund të themi se është fillimi i sezonit, pasi do na lejë të kuptojmë shumë gjëra. Ne do ndërhyjmë për vende që janë bosh, do kërkojmë profilet e duhura. Ne na duhen lojtarë me karakter, që sakrifikojnë për grupin dhe më pas të afrohen te Dinamo.
Mqs jemi të merkato, pyetja e parë, a do të largohet Zabërgja?
Ai është lojtar që kushdo do e donte ta kishte. Ne mendojmë për financat. Ka të ardhme të mirë përpara.Do jetë bashkëpunim mes dy palësh.
Po Dejvi Bregu, Naser Aliji, janë disa lojtarë të çmuar, keni ndonjë ofertë konkrete?
Oferta ka për të gjithë lojtarët. Kemi bërë futboll që është lakmuar e parë me shumë kujdes nga menaxherë. Ne do lejojmë ato dalje që nuk na prishin boshtin e skuadrës.
Çfarë duhet të presin tifozët e Dinamos nga sezoni i ri?
Duhet të presin atë që kanë pritur këtë vit. Jemi klub i konsoliduar, presidenti është gati për të shpenzuar edhe më shumë. Kemi 3 vite që punojmë. Janë pjekur kushtet që të synojmë titullin.
Në fund, finalja Egnatia-Vllaznia, kush e titullin Pinari?
Uroj që të ketë një superkupë Dinamo-Vllaznia.
(J.S/)