Nga Inzaghi te Frattesi, zikaltërit nuk i fshehin emocionet: Ndeshje epike, tani duam trofeun
Me Inzaghi-n në stol, Inter “fluturon” për herë të dytë në tre vitet e fundit në finalen e Champions League, eliminoi Barçën në një ndeshje epike ku emocionet ishin jashtëzakonisht të forta. E përjetoi çdo sekondë edhe Inzaghi në stol, por si një kavalier i vërtetë fjalët e para ia rezervoi Barçës:
“Më duhet t’i bëj komplimente Barcelonës pasi janë një skuadër shumë e fortë, më pas më duhet të duartrokas djemtë e mi, në dy ndeshje kanë zhvilluar paraqitje të jashëzakonshme, jam shumë krenar që jam trajneri i tyre. Kishim disa probleme, por me zemër dhe kurajo kaluam çdo pengesë. Ne e luajtëm këtë ndeshje me ato cilësi që kemi, e njihnim Barcelonën, e dinim se çfarë na priste, ishte e pamundur të kalonim më tej nëse nuk do të kishim sakrifikuar të gjithë së bashku. Flitet shumë për Yamal, por mua më la pa fjalë De Jong”, u shpreh Inzaghi.
Nuk ishte në kushtet e tij perfekte, por Lautaro Martinez sakrifikoi shumë për të qenë në fushë, jo vetëm që ia doli, por ishte dhe një nga protagonistët kryesor: “Isha në vështirësi, kam qarë gjatë gjithë javës pasi nuk në gjendjen që dëshira, por në fund ia dola të isha në fushë. Luajtëm kundër një skuadre të fortë, por Inter çdo vit rrit nivelin, duhet të jemi krenar. Që nga dita e parë pasi humbëm finalen kemi punuar për ta fituar. Kemi një shans të madh për të shkruar historinë e klubit”, u shpreh Lautaro pas ndeshjes.
Jo vetëm Acerbi, një tjetër protagonist i madh i këtij suksesi zikaltër ishte edhe Davide Frattesi, autori i golit të katër dhe të fitores. Mesfushori azzurr dukshëm i shfaq i kënaqur pas këtij suksesi: “Nuk e di, jam me fat që e mbyll ndeshjen pasi më merren mënd. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, nuk di çfarë të them. Përjetova një emocion të fortë pas atij goli. Mbase nuk jam një lojtar me shumë talent, por jam i fundit që dorëzohet”, u shpreh Frattesi.
()