Wed, May 7, 2025

Përplasja mes Victoria Beckham & djalit Brooklyn: “Makthi më i madh i jetës së saj”

  • PublishedMay 7, 2025

Përplasja mes Victoria Beckham & djalit Brooklyn: “Makthi më i madh i jetës së saj”

Një nga krizat më të dhimbshme familjare po trondit dinastinë Beckham: raporti mes Victoria-s dhe djalit të saj të madh, Brooklyn, thuhet se është përkeqësuar sërish, duke u kthyer në “makthin më të madh” për ish-anëtaren e Spice Girls.

Sipas burimeve për The Sun, mosmarrëveshjet mes familjes Beckham dhe çiftit Brooklyn-Nicola Peltz kanë marrë përmasa të reja, veçanërisht pasi Victoria dhe David ishin përpjekur shumë të rindërtonin marrëdhëniet me nusen e tyre pas tensioneve që shpërthyen përpara dasmës në 2022.

“Victoria nuk fle rehat kur mendon se një nga fëmijët e saj është në konflikt me familjen. E ka përjetuar shumë rëndë gjithë këtë situatë,” tha burimi.

Të gjitha festimet e 50-vjetorit të David Beckham janë errësuar nga mungesa e Brooklyn dhe Nicola, të cilët nuk janë parë në asnjë nga eventet — që nga darka luksoze në Londër, tek festa në Francë dhe deri tek pritja familjare në rezidencën e tyre në Cotswolds.

Prej kohësh është përfolur për një krisje mes Nicola-s dhe Victoria-s, por pavarësisht përpjekjeve për paqe, dukshëm diçka nuk ka funksionuar.

Ndërkohë, për spekulimet e mëhershme për një afërsi të dyshimtë mes Brooklyn-it dhe një vajze me emrin Kim, burimet e afërta me familjen i kanë mohuar kategorikisht.

Familja Beckham duket e bashkuar… me një përjashtim të dhimbshëm.