Vlorë/ Gjiknuri takim në Rajonin 2: Përtej garës brenda nesh, në 11 Maj duhet të jemi të gjithë bashkë në familjen socialiste!
Rajoni 2 zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës elektorale, me pjesëmarrje masive të banorëve, simpatizantëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste.
Ish-kryetari i Bashkisë, njëherazi kontributor ndër vite i Partisë Socialiste, Niko Veizi, e cilësoi Gjiknurin si kontributorin e veçantë në qeveri dhe në Parlament.
Mariana Cani pohoi se, “Damiani është politikani këmbëngulës, politikani i rezultateve fituese që ka patur Partia Socialiste në Vlorë, kur ai ishte drejtues politik”.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, në fjalën e tij theksoi se, “Kjo skuadër është skuadër e cila simbolizon punën e ndërtuar ndër vite, ku Damiani është një prej tyre. Më 11 Maj, i bashkohemi skuadrës së Edi Ramës dhe numrit 5, i bashkohemi skuadrës së aftë për ta bërë Shqipërinë Europiane dhe skuadra e europianëve të Shqipërisë”.
Bashkëkryetarja e Partisë Socialiste Vlorë, Vilma Bello, pohoi se, “Vota për numrin 5 është vizion, punë, përkushtim, është besim, zhvillim, është dinjitet. Partia Socialiste, Edi Rama dhe Bledi Çuçi kanë sjellë një aset nga më të çmuarit të Partisë Socialiste. Ka sjellë më të spikaturin e Partisë Socialiste, ka sjellë një socialist të vërtetë, ka sjellë një bashkëpuntor të rrallë, të veçantë të fjalës së dhënë dhe të fjalës së mbajtur. Ky është Damian Gjiknuri.
Indrit Grabova, kryetari i FRESH Vlorë, pohoi se“Në çdo fitore historike ata që mbajnë lart flamurin e fitores është gjithmonë rinia, më e fortë se kurrë, sidomos në Rajonin Nr.2, për t’i dhënë emergjinë e duhur vizionit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Damian Gjiknuri, duke falenderuar banorët për pjesëmarrjen masive në këtë takim, theksoi se, “Më 11 Maj, Partia Socialiste në Vlorë do të ketë rezultatin më të mirë historik, ndërsa referuar kandidaturës sime, dua të marr mbështetjen masive jo vetëm të banorëve të Rajonit 2 por të gjithë qytetarëve të Vlorës.
Por unë ju kërkoj të vlerësoni me votë të gjithë kandidatët e PS, dhe kam një thirrje: vërtet ky sistem elektoral krijon dhe garë brenda nesh, por pas 11 Majit, ne do të jemi të gjithë bashkë. Ky ekip do të jetë fitues. Patjetër do të ketë dhe njerëz që nuk do ta fitojnë mandatin, por të gjithë në fund, do të jenë të fituar. Të gjithë do të kenë peshën e tyre specifike dhe të gjithë do t’i shtrëngojmë dorën njëri-tjetrit. Partia Socialiste ka nevojë për solidaritet, për gjithëpërfshirje dhe unë si Damian, angazhohem publikisht që do të bëj të pamundurën, që kujdo, t’i shtri dorën të punojmë bashkë për Vlorën europiane”.
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi pohoi se, “Vlora është shembulli më epik i transformimit kolosal të një qyteti që, sot është një nga polet kryesor të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Dhe kjo ka ardhur fal vizionit të Partisë Socialiste dhe këmbnguljes së njeriut që ka qenë që ditën e parë, Edi Ramës. Kemi ardhur në Rajonin 2 me dy përfaqësues ku njëri është peshë të rëndë politike, si një nga njerëzit kryesor të transformimeve të mëdha, siç është Damiani. Më datën 11 Maji, nuk duhet të neglizhojmë asnjë votë për PS”.
Kryebashkiaku Ermal Dredha, e cilësoi Damian Gjiknurin si kontributorin me shumë vlerë, jo vetëm për Vlorën por për gjithë Shqipërinë. Ka kontribuar drejtpërdrejt në të gjitha reformat që janë ndërmarrë në politikën shqiptare. Gjiknuri është një politikan inspirues për të gjithë politikanët që kanë vijuar më pas. Partia Socialiste në Vlorë, në të gjithë rrugëtimin e vet, ka patur një emër që ka spikatur, ai e ka emrin Damian Gjiknuri”.
Kandidatja Mjaftesa Sulaj, në fjalën e saj theksoi se, më 11 Maj, Rajoni 2 dhe e gjithë Vlora, duhet t’i kthejnë sërish PS dhe Edi Ramës, votën e mirënjohjes. Sulaj, e cilësoi Gjiknurin si politikanin që e do shumë Vlorën dhe ka bërë shumë për Vlorën”.
()