Berisha sulmon partitë e vogla nga Shkodra: Janë vegla dhe skllevër të Edi Ramës
Kreu i PD Sali Berisha nga Shkodra, ka sulmuar Tom Doshin, si dhe Agron Shehajn.
Berisha tha se Tom Doshi është skllav i Edi Ramës. Ndërsa, për Shehajn, deklaroi se “partitë që thonë se nuk duan rotacionin politik në një regjim, janë vegla e maska të Ramës”.
Sali Berisha: Çdokush që kërcënon një komisioner, do përgjigjet. Mos jepni asnjë votë për Tom Pazarin, Toma është skllav i Ramës, vota për të është për Edi Ramën. Partitë që thonë se nuk janë për rotacionin, janë maska të Ramës. Ata janë vegla të Ramës, asnjë votë për ta.
()