Cardi B i përgjigjet komenteve negative për paraqitjen e saj në Met: Isha e lodhur
Cardi B nuk mund të mungonte në Met Gala 2025, ku u shfaq me një krijim mbresëlënës të Burberry, duke tërhequr edhe një herë vëmendjen mbi veten. Edhe pse shumica e njerëzve e lavdëruan për zgjedhjen e veshjeve, shumë komentuan qëndrimin dhe deklaratat e saj para kamerave.
Gjatë një interviste për Vogue, ndërsa përgatitej për eventin, reperja foli hapur për presionin që ndjen për ta tejkaluar veten çdo herë: “Është më stresuese tani sepse po konkurroj me veten”, tha ajo, duke shtuar: “Të gjithë presin shumë nga unë. Sidomos këtu, sepse e dinë se kjo është fusha ime. Është e frikshme, por më pëlqen.” Ajo shtoi: “ Kjo më bën të kuptoj se jam vërtet një superyll.” “Sepse vetëm superyjet janë të ftuar.”
Fansat e saj në rrjetet sociale nxituan të lavdëronin mirëkuptimin e saj për çështjen e Met, por videoja tërhoqi vëmendjen edhe për arsye të tjera. Disa filluan ta kritikonin pamjen e saj, duke pretenduar se dukej “e lodhur”, “e dehur” apo edhe “nën ndikimin e drogës”.
Cardi B speaks to Vogue magazine on the pressure and expectations to outdo herself every #MetGala
Everybody always expects so much from me, especially here because they know this my department” pic.twitter.com/zx9gbJMk5r
— Red Media (@RedMedia_us) May 6, 2025
«Ajo duket kaq ndryshe», komentoi dikush.
Cardi B iu përgjigj një komenti që pyeste nëse ishte e dehur: “Jo, isha thjesht shumë e lodhur dhe e përgjumur.”