Është rikthyer me Keisin?Stresi ndez dyshimet:Kur 2 njerëz kanë qenë të dashuruar…
Reperi Stresi ka ndarë së fundmi një reflektim të ndjerë në rrjetet sociale, duke prekur ndjekësit me fjalët e tij për dashurinë, ndarjen dhe shpresën.
“Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë,” shkruan ai, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e vërteta nuk shuajnë lehtë. Por sipas tij, ndonjëherë mjafton vetëm një moment për të ndryshuar gjithçka.
Ai i fton të gjithë të respektojnë partnerin, ta duan me sinqeritet dhe mbi të gjitha, të mos e ulin kurrë.
Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never.
Ky reagim vjen si pjesë e intervistës së dhënë së fundmi, ku pjesë e saj ishte dhe ish partnerja e tij, Keisi. Në interviste për revistën “Who”, ata shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.