Sat, Aug 9, 2025

“Non grata e Berishës ka rënë zyrtarisht”/ Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën, por e vërteta triumfon

  • PublishedMay 8, 2025

Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka komentuar publikimin e gazetarit amerikan Marc Caputo për komentet e DASH se Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

Vokshi, e ftuar në News 24, tha se non grata e Berishës ka rënë edhe zyrtarisht. Ajo shtoi se ndaj opozitës shqiptare ka pasur një tentativë të rrezikshme për ta eliminuar, por se e vërteta fitoi.

Albana Vokshi: Ka pasur tentativë të rrezikshme për të shkatërruar opozitën. Non grata ka rënë zyrtarisht, Sali Berisha është i lirë. Ky është një qëndrim zyrtar i DASH. Është lajm i mirë për Sali Berishën, është lajm i mirë për familjen Berisha. Kanë tentuar të vendosin akoma pengesa, e vetmja pengesë ka qenë hyrja, tani i thonë hajde. E drejta vonon, por nuk harron. Ky është lajm i mirë për çdo demokrat e për Shqipërinë.


AlbaniaWeb.net