Thu, May 8, 2025

Pas problemeve me shëndetin mendor, Justin Bieber bën këtë veprim

  • PublishedMay 8, 2025

Pas problemeve me shëndetin mendor, Justin Bieber bën këtë veprim

Ndërsa gruaja e tij, Hailey, eci në tapetin e kuq të Met Gala në New York disa ditë më parë, Justin Bieber ishte në Islandë duke regjistruar muzikë të re. Këngëtari 31-vjeçar, i cili muajt e fundit me postimet e tij enigmatike ka shkaktuar shqetësim tek familja, kolegët dhe fansat e tij për shëndetin e tij mendor, u gjet në një hotel luksoz në Ólafsfjörður, në veri të Islandës, së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, duke shijuar izolim të plotë nga bota e jashtme.

Akomodimi i izoluar dhe luksoz i zgjedhur nga ylli ndodhet në një ish-fermë delesh pranë Rrethit Arktik, i rrethuar nga male dhe lumenj, një pikë referimi për të famshmit që kërkojnë të admirojnë Dritat Veriore gjatë muajve të dimrit.

Aty ka edhe një studio regjistrimi, plotësisht të pajisur dhe të pavarur, ku Bieber kaloi orë të tëra duke regjistruar këngë të reja. “Ai dukej i qetë dhe ambienti islandez dukej si vendi i përsosur për t’u tërhequr”, tha një burim për revistën PEOPLE. Qëndrimi nuk u kufizua vetëm në aktivitete muzikore. Një zëdhënës i hotelit dhe spa-së tha:

“Gjatë qëndrimit të tij në hotel, Bieber dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë humbën veten në magjinë e heshtur të studios, duke u frymëzuar nga izolimi dhe bukuria e egër e saj. Midis regjistrimeve, ata shijuan gjithçka që ofronte prona – nga banjot me akull dhe një sauna pranë oxhakut, deri te helikopterët, snowboard-et, biking-et dhe më shumë.”

Pas largimit të tij, Bieber postoi foto të tij brenda studios së regjistrimit në llogarinë e tij në Instagram, duke vënë në dukje se ishte “udhëtimi më i mirë i jetës së tij”.