Wirtz drejt largimit nga Leverkusen: Dëshiroj të dal nga zona e rehatisë
Koha e Florian Wirtz te Leverkusen duket se ka mbaruar. Wirtz me gjasë do të largohet nga “aspirinat”, diçka që është pranuar nga vetë ai, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Ndjej dëshirën të dal nga zona ime e rehatisë dhe të përjetoj diçka të re. Unë i njoh mirë dhomat e zhveshjes së futbollit dhe jam i sigurt që do të përshtatesha lehtësisht kudo.
Kur u largova nga Këlni për në Leverkusen, as që mendova për pagën për asnjë sekondë. Më interesonte vetëm ajo që ishte më e mira për karrierën time. Për mua, perspektiva sportive është e para”.
“Mendoj se prindërit e mi do të zemëroheshin nëse do të isha shumë i fokusuar te paratë”.