A e bëri LaCivita “magjinë” e tij edhe në Shqipëri? Berisha: Është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe fitores së 11 majit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për shtyp, ku doli në lihdje me mbylljen e fushatës e cila do të mbahet sot në orën 19:00.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me rolin e strategut të fushatës së PD Chris LaCivita, Berisha u shpreh së ashtu si edhe në SHBA, LaCivita e ka bërë “magjinë” e tij edhe në vendin tonë
“Pa diskutim! Është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe fitores së 11 majit”, tha ai.