Chris LaCivita: Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë. Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!
Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita i ftuar në Syri Tv, u ndal mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeopolitik.
Sipas LaCivita, Soros përpiqet të gjejë demokraci të brishta dhe qeveri të pasigurta për të krijuar destabilizim në atë vend.
Sipas konsulentit elektoral Chris LaCivita, e ka thyer Shqipërinë në pikën e nxehtë të veprimtarisë së tij destabilizuese.
“Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe cdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona”, u shpreh ndër të tjera LaCivita.
Chris LaCivita: Pse eshtë Shqipëria kaq e rëndësishme?! Një prej gjërave që ne i dime në SHBA, është se familja Soros është aktive në politikën në botë dhe s’janë politika të rregullta, por kanë të bëjnë me politika destabilizuese, dhe ato janë fushata destabilizuese dhe lulëzojnë në mjedise ku qeveritë janë të pasigurta dhe ata kanë gjetur shtëpinë e duhur në Shqipëri, fatkeqësisht dhe kryeministrin Rama sa i përket destabilizimit. Shqipëria ishte kthyer në këtë pikën e nxehtë të veprimtarive të Soros dhe që unë merrem në SHBA, është e rëndësishme ta nxjerrim në pah këtë dhe kjo ka ndikim në Shqipëri. Kur ju mirëprisnit një faktor destabilizues ju i jepni një qasje tjetër, dhje kjo i shkon për shtat, pasi vetë Rama është i paqëndrueshëm dhe kjo i shkon për shtat familjes Soros. Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe çdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirësojnë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona.
()