NBA/ Curry penalizon Golden State, Minesota rivendos ekuilibrin 1-1
Minesota Timberwolves rivendos ekuilibrin në serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit. Të enjten në mbrëmje në fakt Minesota Golden State ishte sfida e vetme e zhvilluar në fazën e play off të NBA.
Ekipi i Timberwolves fitoi 117-93 ndaj Golden State, duke barazuar 1-1 serinë e ndeshje gjysmëfinale mes dy ekipeve në Konferencën e Perëndimit. Ndryshe nga sfida e parë, këtë herë në fushë dominoi skuadra vendase, që pati epërsi gjatë gjithë kohës. Mungesa e Stephen Curry u ndje te skuadra e Golden State, ndërkohë që për Minnesota u dallua Julius Randle me 24 pikë, mbështetur nga Edwards e Walker me nga 20 pikë secili.
Ndërkohë tek Warriors u dallua Kuminga me 18 pikë dhe Jimmy Butler me 17 pikë. Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në Minneapolis, serie e përballjeve mes këtyre dy skuadrave do të zhvendoset në San Françisko aty ku skuadra e Warriors do të ketë avantazhin e të zhvilluarit në fushën e saj të dy sfidave të radhës.