Shoferi 24-vjeçar humb kontrollin e motorit! Përplaset me tjetër motomjet, plagoset
Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Unazën Lindore të Shkodrës, ku një 24-vjeçar ka humbur kontrollin mbi motorin që drejtonte dhe është përplasur me një tjetër motomjet. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar i riu.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku shtetasi E. H., 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin e drejtuar nga shtetasi M. A., 70 vjeç. I riu ndodhet aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe po punon me grupin hetimor për të sqaruar shkakun e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Unazën Lindore të qytetit, shtetasi E. H., 24 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motomjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. A., 70 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.