Sat, May 10, 2025

“Tirona ha bukë veç…mos e ngatërroni me ngjyrat e partisë”/ Rama: Ne marrim 20 mandate, sepse e transformuam nga këneta në kryeqytet evropian

  • PublishedMay 9, 2025

Edi Rama: Të mendosh Shqipërinë pa ne, si ta mendosh flamurin me ngjyrën e kënetës.

Është njësoj si ti shohësh krahët e drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, si tja presësh këtij shteti krahët e ta rrokullisësh teposhtë.

Po Tiranën, e lënduar nga ngjarja e fundit. E harrova vallë që nuk e rendita ne listën e qarqeve? Pse vallë e harrova? Në Tiranë do të marrim 1 apo 2 plus duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova por e lashë vec sepse Tirana ha bukë vec. Është jo vetëm Tirana kryeqytet por dhe shpëtimtarët e transformuesit i kemi dhënë këtij qyteti sharmin e pamohueshëm të Evropës.

Ju kujtohet ca ishte ky vend sot, ishte kënetë. Ngado ku hidhje sytë në Tiranë, kënetë.

Kam parë në rrugica me baltë ata minjtë e kënetës. Unë s ekam me ta e kam me ata tironsat, e vjetër e të rinj. Ka një gjë të madhe për të mos e harruar. Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetëm ata që e transformuan që i dhanë dinjitet. Dmth PS dhe askush tjetër.

Këtë qytet mund ta bëjnë më të kamur e solidarë, krenarë për të gjithë, vetëm ata që ja pastruan baltën nga fytyra. Që ja larguan cibanët nga trupi që e veshën dhe ja shumëfishuan vlerën.


AlbaniaWeb.net