Zgjedhjet e 11 majit/ “Ne do ta kthejmë Shqipërinë madhështore”, Grigels Muçollari: Synojmë 71 mandate
Në Programin e Drekës në News 24 në një lidhje telefonike ishte i ftuar Grigels Mucollari , kandidat per deputet i PD i cili ka folur për fushatën zgjedhore.
Ai ka theksuar se fushata ishte shumë e mirë dhe gjatë takimeve përmbyllëse të fushatës ka takuar shumë njerëz të cilët e duan ndryshimin dhe e kanë pritur shumë mirë programin e PD.
“Kam takuar shumë njerëz gjatë fushatës.Me njerëzit kam komunikuar për hallet e tyre dhe kam ndjerë dhe emocionet e tyre. Kam parë njerëz që kanë dashur të ndjekim programin e PD. Njerëzit janë duke pritur ndryshimin. Unë mbuloj njësinë nr 7 pasi aty mungojnë shumë shkolla.” tha ai.
Mucollari theksoi se Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit synon fitoren duke siguruar 71 mandate. Kandidati i PD shtoi më tej se synimi tjetër i Aleancës për Shqipërinë Madhështore është kthimi i Shqipërisë madhështore.
“Kam takuar shumë njerëz gjatë fushatës.Me njerëzit kam komunikuar për hallet e tyre dhe kam ndjerë dhe emocionet e tyre. Kam parë njerëz që kanë dashur të ndjekim programin e PD. Njerëzit janë duke pritur ndryshimin. Unë mbuloj njësinë nr 7 pasi aty mungojnë shumë shkolla.Tirana është bërë e pajetueshme për qytetarët. Në 80 mijë banorë a ka asnjë shkollë.
Synimi jonë është fitorja e zgjedhjeve në 11 maj dhe të sigurojmë 71 mandate.
Ne kemi një program shumë të mirë të cilat mund të dimensionojë një jetë shumë të mirë qytetarët. Synimi kryesor i PD është elektorati gri. Pas 11 majit do ta kthejmë Shqipërinë madhështore.” përfundoi Muçollari
()