Sun, May 11, 2025

Ben Affleck pas ndarjes nga J.Lo: “Gratë latine? Po, sigurisht”

  • PublishedMay 10, 2025

Ben Affleck pas ndarjes nga J.Lo: “Gratë latine? Po, sigurisht”

Katër muaj pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Ben Affleck ka komentuar për herë të parë mbi preferencat e tij, në një intervistë me TMZ. I pyetur nëse ende i pëlqejnë gratë latine, ai u përgjigj pa hezitim: “Po, sigurisht.”

Kur u pyet në spanjisht se si ndihej si “beqari më i dëshiruar i Hollywood-it”, Affleck u mjaftua me: “Muy bien.”

Ndarja mes tij dhe J.Lo u finalizua në janar, por u bë publike në shkurt. Dyshja shmangën një betejë gjyqësore, ndonëse pati mosmarrëveshje rreth shitjes së vilës së përbashkët.

Ndërkohë, Jennifer Lopez ka treguar se këtë periudhë e ka përballuar me forcë, për hir të fëmijëve të saj.