Etapa e dytë e Giro D’Italia, britaniku Tarling fiton në Tiranë
Joshua Tarling triumfon në etapën e dytë të “Giro d’Italia” që u mbajt në Tiranë. Britaniku bëri gjithçka mirë këtë të shtunë, në një garë që rezultoi mjaft interesante.
Tarling ia doli që të lërë mbrapa Primoz Roglic, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm në garën kronometrike.
Gjatë garës kishte edhe incidente. Gjërat nuk shkuan mirë për australianin Luk Plapp, i cili u rrëzua pranë stadiumit “Arena Kombëtare”. Ai u detyrua të ndërrojë biçikletën e tij dhe të rikthehej sërish në garë, për të rikuperuar mision ky mjaft i vështirë.