“Final 4” për vajza/ Luhen ndeshjet e para gjysmëfinale, Partizani mund Gramshin
Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin e vajzave.
Partizani mposhti Gramshin në “Arenën e Demave” me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga Alvarenga Dias dhe rezultoi vendimtar për fitoren e vajzave të kuqe.
Ndërkohë, ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Apolonisë dhe Vllaznisë, e zhvilluar në Fier, përfundoi në barazim 1-1. Shkodranet kaluan të parat në avantazh me golin e Esi Lufos, ndërsa fieraket barazuan në fundin e takimit me Klea Hamonikajn.
Ndeshjet e kthimit në fazën “Final 4”, që do të përcaktojnë dy finalistet e kampionatit, do të luhen më 14 maj.