Sat, May 10, 2025

FOTO-LAJM/ Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kisha ku ruhet ikona që iku në Mesjetë

  • PublishedMay 10, 2025

Papa Leoni XIV ishte sot pasdite në qytetin jashtë Romës për të vizituar privatisht vendin e adhurimit të pranisë augustiniane, ku ruhet figura e Zojës ardhur aty nga Shqipëria në prag të pushtimit nga turqit.

Papa përshëndeti njerëzit në shesh dhe u lut para figures së Virgjërës Mari, që njihet edhe me emrin Zoja e Shkodrës.

“Kam dashur shumë të vija këtu, në këto ditë të para të Shërbesës së re që më dorëzoi Kisha, për të çuar përpara misionin si Pasardhës i Pjetrit.


AlbaniaWeb.net