Sat, May 10, 2025

“Milan sheh nga Kupa”, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bolognës në kampionat, provë gjenerale para finales së Olimpico-s

  • PublishedMay 10, 2025

“Milan sheh nga Kupa”, kuqezinjtë fitojnë ndaj Bolognës në kampionat, provë gjenerale para finales së Olimpico-s

Milan ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Bolonjës në një ndeshje të vlefshme për Serinë A, ndeshja që çeli siparin e javës së 36 të Serie A. Një sukses që më shumë I prish punë bolonjezëve që humbasin një shans të artë për të prekur zonën Champions, se sa ndihmon kuqezinjtë e drejtuar nga Sergio Coincecao, pasi Milan dy javë nga fundi mbetet në vendin e 8 me 60 pikë. Gjithsesi një sukses I rëndësishëm për “Djallin”, 4 ditë para finales së Kupës së Italisë, ku të dyja këto skuadra do të sfidohen në Olimpico të Romës.

Pjesa e pare ishte e qetë, teksa munguan ngacmimet serioze në portat respective. Ndërkohë fraksioni I dytë nisi menjëherë me gol. Janë miqtë që realizojnë me të përhershmin, Riccardo Orsolini. Mesfushori bolonjez shkon tashmë në kuotën e 13 golave, shifra këto të një bomber të vërtetë.

Megjithatë Milan reagon dhe protagonist do të bëhej meksikani Gimenez. I hedhur në lojë vetëm në minutën e 65, ai do të gjente golin e barazimi 8 minuta më pas, pas assistit të Pulisiç. Milan do të kompletonte përmbysjen vetëm 6 minuta më vonë, teksa këtë here do të ishte vetë amerikani Pulisiç që nuk fal nga Brenda zones në një penallti në lëvizje duke mposhtur Skorupskin. Bologna u përpoq të reagonte por goditja e Cambiaghi nuk pati sukses. Milan do të  mbyllte llogaritë në kohën shtesë teksa një kundërsulm shfrytëzohet në maksimum nga kuqezinjtë me Chukuweze që pason saktë për Gimenez që nuk fal për golin e dytë personal dhe të tretin e mbrëmjes që do të vuloste përfundimisht shifrat në 3-1 për kuqezinjtë.

“Milan sheh nga Kupa”, shkruan ditën e sotme La Gazzetta dello Sport, duke nënvizuar momentin pozitiv që kuqezinjtë e Coincecaos po kalojnë, pak ditë para finales së rëndësishme të Kupës së Italisë.

La Gazzeta Dello Sport
 


AlbaniaWeb.net