Sun, May 11, 2025

Çfarë ndodhi me North gjatë Met Gala-s? Kanye ka akuza serioze ndaj Kim

  • PublishedMay 11, 2025

Çfarë ndodhi me North gjatë Met Gala-s? Kanye ka akuza serioze ndaj Kim

Met Gala 2025 mund të ketë qenë mbrëmja më me stil e vitit, por për Kanye West-in, ajo u kthye në një tjetër betejë ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Reperi 47-vjeçar pretendon se Kim, gjatë pjesëmarrjes në eventin madhështor të së hënës, ka lënë vajzën e tyre 11-vjeçare, North, pa mbikëqyrje në makinë — një situatë që sipas tij e ka ekspozuar të bijën ndaj rrezikut dhe vëmendjes së tepruar mediatike.

Në një letër zyrtare që avokati i tij i ka dërguar përfaqësueses ligjore të Kim-it (dokument që është siguruar nga TMZ), Kanye kërkon që ylli i reality show-t të “ndalojë menjëherë shkeljen e të drejtave të tij prindërore”, të cilat sipas tij po cënojnë marrëveshjen për kujdestari të përbashkët që ata arritën pas divorcit në nëntor të vitit 2022.

Por këtu s’ndalet gjithçka — West shprehet i shqetësuar edhe për praninë e North në rrjetet sociale. Ai thotë se është kundër publikimit të imazheve dhe videove të fëmijëve të tij online, dhe akuzon Kim-in për shpërfillje të qëllimshme të këtij qëndrimi.

Më e rënda? Sipas Kanye-t, ai nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e tij Saint gjatë gjithë vitit 2025. Ndërkohë, marrëdhëniet me North, Chicago dhe Psalm, sipas tij, janë “tejet të kufizuara” dhe të pajustifikuara.

Kjo s’është hera e parë që dyshja përplasen publikisht për çështje prindërimi, por duket se këtë herë drama po i afrohet një tjetër shkalle tensioni. Mbetet për t’u parë se si do reagojë Kim dhe çfarë do të thonë faktet.