KQZ mblidhet në orën 17:00, pritet të shqyrtojë propozimin për shtyrjen e afatit të votimit në Vlorë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 17:00 për të shqyrtuar një propozim që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të votimit në qarkun e Vlorës.
Gazetari i News24, Ergys Gjençaj ka bërë me dije se me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Z. Arens Çela, Komisioni Rregullator vetëmblidhet sot, në orën 17:00 për shqyrtimin e projektvendimit “ Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës, 11 maj 2025”.
Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, ku kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00.
Por kjo kërkesë është kundërshtuar nga PD e cila e ka konsideruar absurde.
Sipas Kodit Zgjdhor, orari i procesit të votimit zhvillohet nga ora 07:00 deri në orën 19:00.
Pritet të shihet nëse KQZ do të marrë parasysh kërkesën e PS dhe do të lejojë vazhdimin e procesit të votimit deri në orën 22:00.
()