Mon, May 12, 2025

PD thirrje qytetarëve të votojnë, Jozefina Topalli: Mos nënvlerësoni zërin tuaj. Diaspora edhe sot iu përgjigj thirrjes për ndryshimin

  • PublishedMay 11, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli në një deklaratë për shtyp i ka bwrw thirrje qytetarëve të votojnë sepse dyert e votimeve janë të vetmet që hapen 1 herë në 4 vjet.

“Ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë ju e mendoni”. Mos nënvlerësoni zërin tuaj, dyert e votimeve janë të vetmet që hapen 1 herë në 4 vjet. Atë ditë keni mundësi”, tha Topalli.

Në të njëjtën kohë, Topalli falënderoi me mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë, ata që kanë votuar dhe të tjerë që kanë ardhur të votojnë sot.

“Në ditën kur duhet ata janë këtu dhe dinë si të votojnë”, tha ajo.

()

 


AlbaniaWeb.net