Mon, May 12, 2025

Tjetër denoncim për Luan Tollozhinen, pensionistja thotë se e ka dhunuar në ambientet e jashtme të qendrës se votimit: Më kapi prej gryke

  • PublishedMay 11, 2025

Një tjetër akuzë rëndon mbi Luan Tollozhinën në lidhje me sjelljet e tij gjatë procesit zgjedhor. Këtë herë, një grua 73-vjeçare ka dalë publikisht duke deklaruar se është dhunuar fizikisht dhe verbalish nga Tollozhina në ambientet e jashtme të një qendre votimi.

“Jam 73 vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë.

Të më dhunojë dhe të më thotë mua ‘je komuniste dhe rrugaçe’ në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu”, u shpreh e moshuara për mediat.

(AlbaniaWeb.net)


AlbaniaWeb.net