Mon, Jul 14, 2025

Votimi elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në kryeqytet, Celibashi: Procesi po shkon normalisht në të 75 qendrat e votimit!

  • PublishedMay 11, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi po mban një konferencë për mediat, të parën e ditës së sotme.

Celibashi u ndal tek votimi elektronik.

“Raportimet tregojnë që procesi po shkon normalisht, nuk raportohen probleme as me funksionalitetin e pajisjes, apo probleme të tjera që mund të afektojnë procesin në këto 75 qendra votimi. 44 në Vorë dhe 31 në njësinë administrative numër 10”, tha ai.


AlbaniaWeb.net