Mon, May 12, 2025

“Votoni për të ardhmen tuaj”, Berisha deklaratë: Kush shkel ligjin do të mbahet përgjegjës! Sot sovrani jep një verdikt historik

  • PublishedMay 11, 2025

Berisha falënderon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe bën thirrje: Votoni sa më shumë, votoni për të ardhmen tuaj.

Berisha: Falënderoj ata qytetarë që gjer tani kanë hedhur votën e tyre, kanë votuar duke kryer kështu një detyrim madhor të çdo shqiptari mbi moshën 18-vjeçare.
Detyrim madhor ndaj vetes, familjes, shoqërisë, Shqipërisë dhe kombit.
Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje e pakufishme për ata mijëra e mijëra shqiptare dhe shqiptarë që nuk u regjistruan dot për shkak të burokracirave dhe frikës së qeverisë ndaj votës së tyre, por kanë vërshuar nga ajri, nga toka dhe nga deti dhe janë dyndur sot dhe po votojnë në Shqipëri.
Mirënjohja ime është e pakufishme ndaj tyre.
Ata me votën e tyre i gjenden vendit dhe kombit në një moment, në të cilin kanë nevojë shumë të madhe.
Së fundmi, edhe njëherë thirrja ime është për çdo shqiptar: voto, voto, voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde, të fëmijëve të tu, për biznesin, për rrogat, për pensionet, për fermën.
Pra, është një votim më shumë se kurrë për interesat më të rëndësishme të çdo qytetari.


AlbaniaWeb.net