Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi
Sot në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, ku qytetarët votojnë në 12 qarqe të vendit. Procesi ka nisur në pjesën më të madhe të vendit, por jo pa probleme.
Në qarkun e Lezhës, në një nga qendrat e votimit është raportuar një vonesë në nisjen e procesit. Shkak është bërë një pajisje teknologjike e operatorit, e cila nuk ka funksionuar siç duhet, duke krijuar radhë dhe pritje për qytetarët që kanë mbërritur për të votuar.
Komisionerët në vendngjarje po përpiqen të zgjidhin problemin teknik për të vijuar normalisht procesin zgjedhor.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të vendit, procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha deri në këto momente.