Jeff Bezos do të martohet me Lauren në një teatër në Venecia! Kush do marrë pjesë
Një nga ngjarjet më të mëdha shoqërore të kësaj vere po afron, pasi Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po përgatiten të martohen në një ambient idilik në Venecia të Italisë. Sipas raportimeve të huaja, ceremonia pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen përfundimtare që do të mbetet nën sekret të rreptë.
Ceremonia do të zhvillohet midis 24 dhe 26 qershorit, me çiftin që tashmë ka rezervuar hotelet më luksoze në Venecia për afërsisht 200 mysafirët e tyre. Ndërkohë, sipas gazetës Sun, datat rreth dasmës janë bllokuar për dy javë.
Veçanërisht mbresëlënës është fakti që ceremonia mund të zhvillohet në një teatër të hapur, një mjedis jo shumë i zakonshëm për dasma. “Arsyeja është se teatri është rinovuar dhe do të jetë diçka unike.” “Të gjithë po flasin për këtë martesë, do të jetë një festë e madhe”, tha i njëjti burim, duke shtuar se Lady Gaga dhe Elton John janë ftuar të performojnë.
Lista e të ftuarve është po aq mbresëlënëse. Ndër të tjerë, pritet të marrin pjesë anëtarë të familjes Kardashian-Jenner, Orlando Bloom me Katy Perry, Leonardo DiCaprio, Ivanka Trump me Jared Kushner, si dhe Karlie Kloss me bashkëshortin e saj Joshua Kushner. Sipas informacioneve të shtypit të huaj, edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë një ftesë.
Një zëdhënës i bashkisë së Venedikut i zbuloi gazetës Times of London se autoritetet e qytetit kanë bërë një përpjekje aktive për të siguruar që dasma e Bezos të zhvillohet atje. “Menjëherë fillova punën për të sjellë dasmën e shekullit në Venecia”, tha ai.
Me një listë të ftuarish që të kujton një ceremoni Oscar, një jaht të madh me vlerë 500 milionë dollarë në dispozicion të çiftit dhe Venecia të orientuar drejt përgatitjes përfundimtare, gjithçka tregon se dasma e Jeff Bezos do të hyjë në histori si një nga ngjarjet shoqërore më mbresëlënëse të viteve të fundit.