Mon, May 12, 2025

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

  • PublishedMay 12, 2025
Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

I ulur në njërën prej karrigeve të Parkut Olimpik në Tiranë, , drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, sheh në telefonin e tij celular video-meme me kryetarin e opozitës, Sali Berisha. Një shkallë poshtë Ballës, grupet e numërimit hapin zarfet e ardhura nga shtete të ndryshme të botës me votat e emigrantëve shqiptarë.

, e aplikuar për herë të parë në Shqipëri, konsiderohej si një nga surprizat e zgjedhjeve të 11 majit, por rezultatet e para pasditen e së hënës sugjerojnë se ajo mund të reflektojë pothuajse të njëjtën pasqyrë si zgjedhjet brenda vendit.

Në 9285 zarfa të numëruar deri në orën 17:00 të së hënës nga 194,889 gjithsej, në vetëm 4 për qind të totalit, ka një avantazh me 55% të votave, e ndjekur nga me 28% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me mbi 8%.

“Emigrantët na votojnë sepse sot ata ndjehen krenarë që flamuri ynë do të valëvitet në oborrin e BE-së,” tha Balla për BIRN, ndërsa nuk sheh ndonjë kundërthënie mes faktit që shqiptarët e larguar jashtë vendit kanë ikur për një jetë më të mirë, ndërkohë që votojnë partinë e tij që ka 12 vjet në pushtet. Balla i zhvlerësoi akuzat e Partisë Demokratike për patronazhim të votës së diasporës si “praktika elektrorale të partive”.

Në anën tjetër të sallës së madhe të ndërtuar për sportet olimpike qëndron , drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën. Topalli nuk përpiqet ta fshehë zhgënjimin nga trendi i votës së emigrantëve në disfavor të opozitës.

“Kur doli Berati këtu në 90% për PS-në, nuk dija çfarë të mendoja, vetëm në kohë të Enver Hoxhës ka ndodh kjo,” tha Topalli duke drejtuar dorën nga ekranet përballë ku shfaqen votat e lexuara dhe rezultatet për çdo qark.

Topalli thotë se nga rezultatet e para ka kuptuar se PS ka punuar fort me diasporën në bazë të llogaritjeve që ka bërë për mandate në qarqe të caktuara. “Po ta shohësh me kujdes, ky trend votash është përcaktues për mandate deputetësh në disa qarqe si Berat, Fieri, Elbasani, Korça e deri diku dhe Durrësi,” thotë ajo duke treguar  habi për llogaritë paraelektorale të socialistëve.

Pavarësisht zhgënjimit, Topalli ka vendosur të qëndrojë deri në fund të numërimit të votave, ndërsa i kushton vëmendje votës së ardhur nga Greqia, e kontestuar prej partisë së saj për probleme me dërgimin e postës.

“Kur të hapet Greqia do të jetë 120 përqind për ata,” thotë Topalli duke pretenduar se zarfet e votave janë plotësuar në mënyrë të parregullt dhe se dorëzimi i tyre në KQZ është bërë po ashtu pa procesverbalet e firmave të votuesve.

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike nga diaspora pritet të mbyllet të mërkurën, ndërkohë që numërimi i votave për kandidatët në listat e hapura do të nisë nga fillimi pas daljes së rezultatit për partitë.

, drejtoreshë për votën e Diasporës në KQZ, e cila u bë protagoniste e presionit politik nga dy partitë e mëdha në fillim të procesit, është duke monitoruar punën e numëruesve dhe i perifrazon këto presione si pjesë të punës së saj. “Unë vazhdoj punën time, nuk ndihem e intimiduar,” tha ajo për BIRN.

Vota e diasporës është një risi në këto zgjedhje pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u bënë në bazë të një pakti politik mes mazhorancës dhe opozitës në fund të vitit që shkoi. Administrimi i votës së emigrantëve i ka kushtuar disa miliona euro taksapaguesve shqiptarë, por ky proces votimi, sipas Ballës, nuk është i duhuri.

“Kjo votë mund të bëhej në mënyrë elektronike që në momentin e regjistrimit të tyre për votim,” thotë Balla duke shtuar se gjithashtu procesi i numërimit bipartizan krijon vonesa të panevojshme. “Metodë staliniste,” shtoi ai më tej për administrimin e procesit me numërues të caktuar nga partitë, duke theksuar se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet.

Taulant Balla, drejtuesi politik i PS për diasporën në Parkun Olimpik. Foto: LSA.
Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për diasporën nuk e fsheh zhgënjimin. Foto: Blerina Gjoka.