Tue, May 13, 2025

Alonso vjen menjëherë – Balkanweb.com – News24

  • PublishedMay 13, 2025

Me titullin në La Liga të mbyllur përfundimisht pas disfatës në “El Clasico”, në shtëpinë e Real Madrid ka nisur puna për të ndërtuar të ardhmen, për të hapur një kapitull të ri. Diskutimi i parë dhe më i rëndësishëm ka të bëjë në lidhje me pasuesin e Carlo Ancelottit. Në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim, Xabi Alonso është i përzgjedhuri i presidentit Perez, por ndryshe nga se pritej, Alonso do të ulet menjëherë në stolin e Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni: “Me Xabi në Botëror”, shkruan AS në faqen e parë.

As
As

Në tavolinë ishte edhe opsioni që ekipin ta drejtonte Solari edhe në Botërorin për Klube, por Perez nuk preferon të bëjë eksperimente pasi në valle janë jo pak por 150 milionë euro, për këtë arsye bosi i Realit nuk dëshiron të jetë kalimtar në këtë Botëror unik, por kërkon ta fitojë.

Marca
Marca

Sipas Marca, ky vendim është marrë gjatë javës së shkuar, për këtë arsye edhe Alonso njoftoi largimin e tij nga Laverkusen. Pak ditë më parë, Alosno dhe Leverkusen dolën me një vendim zyrtar nuk njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Me përfundimin e sezonit të rregull, Alosno do të ulet menjëherë në stolin e Real Madrid për të përgatitur Botërorin për Klube që do të zhvillohet në SHBA.

()


AlbaniaWeb.net