Tue, May 13, 2025

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

  • PublishedMay 13, 2025

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Bekim Balaj ka mbyllur një tjetër sezon si asnjë nga sulmuesit e tjerë në Superiore. Kapiteni i Vllaznisë e mbylli me 19 gola, duke përfshirë ato të Final Four, dhe fitoi zyrtarisht “Këpucën e Artë”.

FSHF shpërblen fituesin e “Këpucës së Artë” me 200 mijë lekë të reja. Kështu kjo shumë shkon për 34-vjeçarin, i cili spikat në elitën e futbollit shqiptar.

Edicionin e kaluar, Balaj e mbylli me 18 gola gola. Sulmuesi shkodran është treguar lider për kuqeblutë, që në dy vite kanë synuar titullin kampion.

Egnatia fitoi dje ndërkohë 0 me 4 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Rrogozhinasit janë prej dy sezonesh kampionë të Shqipërisë.


AlbaniaWeb.net