Tue, May 13, 2025

Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

  • PublishedMay 13, 2025

Gerta Gixhari rikthehet në ekran, këtë herë si moderatore në ‘Top Channel’

Pas suksesit dhe bujës që krijoi në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gerta Gixhari është gati për një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj televizive. Këtë herë, jo si konkurrente, por si moderatore në një nga formatet më të ndjekura të ekranit shqiptar.

Burime për Vip Magazine bëjnë me dije se gazetarja dhe ish-lojtarja e BBVA-së do të bëhet pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”, i cili transmetohet në “Top Channel”. Kjo lëvizje shënon një largim nga RTSH-ja, me të cilën Gerta ka bashkëpunuar më herët, dhe një hyrje në një prej shtëpive më të mëdha mediatike në vend.

Për momentin, nuk është konfirmuar përbërja e plotë e panelit të ri. Ajo që dihet është se Einxhel Shkira nuk pritet të jetë pjesë e këtij sezoni, për shkak të shtatzënisë dhe një pauze të paralajmëruar nga angazhimet televizive.