Largimi nga Madridi, Ancelotti: Reali do mbetet gjithmonë në zemrën time!
Ancelotti do të largohet nga drejtimi i Real Madrid, për të firmosur me kombëtaren e Brazilit.
“Po largohem pas 4 vitesh ku fituam shumë trofe. Kjo përvojë do të mbetet me mua përgjithmonë. Nëse dikush do të më thoshte se do të fitoja 11 tituj në 4 vjet, do të thoja se kjo është e pamundur. Unë do ta dua Real Madridin dhe ata do të më duan mua. Do të jem tifoz i këtij klubi për gjithë jetën time.
Ndjesia ime është se në moshën 66 vjeçare do të jem trajner i Brazilit. Është një sfidë e madhe, por jam ende trajner i Realit dhe dua ta mbyll mirë këtë pjesë të fundit të kësaj aventure fantastike. Duhet të mendoj për ditët që më kanë mbetur këtu, për respekt që kam për këtë skuadër dhe për tifozët e saj. Jam i përqendruar në periudhën e fundit të kësaj aventure spektakolare”, ka theksuar Ancelotti.