MOTO GP/ Horge Martin “kriset” me Aprilian, piloti kërkon largimin nga skuadra
Aventura e Horge Martinit tek Aprilia mund të ketë mbaruar, pa nisur mirë. Kampioni në fuqi i botës në Moto GP thuhet se i ka komunikuar ekipit gjatë fundjavës në Lë Mans se dëshiron të përfitonte nga klauzola në kontratën e tij (dyvjeçare).
Një klauzolë që i garanton spanjollit mundësinë e lirimit në fund të këtij sezoni nëse nuk do të jetë midis pilotëve që luftojnë për titullin pas përfundimit të Çmimit të Madh të Francës, garë e zhvilluar të dielën… Një vendim i njëanshëm, të cilin Aprilia duket se nuk e ka pritur mirë, edhe sepse Martin, për shkak të lëndimeve të ndryshme mes provave dhe stërvitjes, ka arritur të garojë vetëm në Katar gjatë këtij sezoni, ku edhe u rrëzua keq duke pësuar një tjetër dëmtim.
Pikërisht për këtë arsye, Aprlia po vlerësohen veprimet e mundshme ligjore kundër pilotit rreth të cilit ka ndërtuar një projekt ambicioz. Duke qenë se ka munguar për shkak të dëmtimeve, Aprilia është e bindur se klauzola nuk mund të aktivizohet. Sigurisht, që kjo është një krisje midis palëve dhe në këtë pikë vështirë se mund të vazhdojnë së bashku në vitin 2026, madje ndarja mund të jetë edhe e menjëhershme që tani. Bëhet e ditur se Martin është shprehur i gatshëm ta zgjasë klauzolën deri në fund të verës, në Mizano, por tashmë është e qartë se ai dëshiron të largohet sa më shpejt të jetë e mundur. Aprilia do të kërkojë që ta mbajë pilotin madrilen, por kjo përplasje dëmtojnë besimin e ndërsjellë mes palëve për një pjesë të dytë të kampionatit dhe sigurisht nuk është diçka e mirë.
HIJET E HONDËS
Lëvizja e Horge Martinit vjen pasi garat e para të sezonit treguan një motor RS-GP që nuk ishte shumë konkurruese, duke pasur parasysh rezultatet e Marko Bexekit, pavarësisht disa shkëndijave nga talenti Ai Ogura. Për këtë arsye, numri 1 i botës ka filluar të kërkojë një motor dhe një kontratë të re, që duket se e ka gjetur te Honda Hrc e mikut të tij Aleiks Espargaro, që është gati për ta mirëpritur. Të premten, Martin bëri një udhëtim shumë të shpejtë nga shtëpia e tij në Andorra drejt pistës franceze, si për të folur me Aprilian, ashtu edhe për të zhvilluar disa takime (pak a shumë sekrete) me anëtarë të ndryshëm të pistës.