Nga “Suits” te biznesi: Rruga e pazakontë e Meghan Markle
Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka zbuluar një tjetër faqe nga jeta e saj përmes podcastit “Rrëfimet e një themelueseje femër”, ku tregon se si studimet në teatër dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Northwestern u kthyen në bazën e suksesit të saj si themeluese.
“Në programin tim nuk mësoje vetëm aktrim, por çdo aspekt të një produksioni – nga ndriçimi e deri te qepja. Dhe kjo më mësoi të vlerësoj punën e çdo anëtari të ekipit”, rrëfen Meghan, ndërsa bisedon me Heather Hasson, bashkëthemeluese e markës FIGS.
Ajo shton me humor se ndihet plotësisht rehat me një makinë qepëse – një detaj që e kthen bisedën natyrshëm drejt temës së sipërmarrjes dhe modës funksionale.
Në të njëjtin episod, si edhe në atë të mëparshmin, Meghan ndalet edhe te kujtimet e jetës në konvikt. Ajo përshkruan me nota nostalgjie stilimin e flokëve në shtëpinë e studentëve të Kappa Kappa Gamma dhe përpjekjet për t’u kujdesur për kaçurrelat me mjete shumë bazike. “Nuk kishte hekura për flokë me prizë, përdorja sobën e vogël dhe letra kuzhine – dhe gjithmonë dikush pyes: ‘Çfarë ere është kjo?’”, kujton ajo me një buzëqeshje.
Këto rrëfime janë pjesë e imazhit të ri të Meghan Markle – larg botës së aktrimit dhe familjes mbretërore, pranë grave sipërmarrëse, që nuk e kanë harruar se ku e nisën.