Tue, May 13, 2025

Qarku i Kukësit mbetet bastion i PD, ndëshkon me votë socialistët

  • PublishedMay 13, 2025
Qarku i Kukësit mbetet bastion i PD, ndëshkon me votë socialistët

Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me votë Partinë Socialiste në pushtet. Koalicioni i udhëhequr nga ka dalë fitues në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit, përfshi qytetin e Kukësit dhe dhjetë njësi administrative- mes të cilave edhe vendlindjet e kandidatit të PS-së, apo të kryetarit të bashkisë së Kukësit, .

Komisioni Zonal Zgjedhor e shpalli të mbyllur procesin e numërimit të votave për partitë mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që po fillon numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur. Në bazë të tabelës përmbledhëse të shpërndarë nga zyrtarë të KZAZ nr.11 të Kukësit, numri i zgjedhësve që kanë votuar në ZAZ nr. 11 është 20.932 persona, nga këto 10.045 femra. Nga 19,950 vota të vlefshme, 9331 vota i përkasin koalicionit PD-ASHM, ndërsa 6229 vota janë për Partinë Socialiste dhe 3880 vota i përkasin Partisë SocialDemokrate.

Koalicioni PD-ASHM ka siguruar një epërsi prej 3102 votash ndaj Partisë Socialiste në pushtet, duke marrë dy nga tre mandatet e qarkut.

Vota ndëshkuese ndaj PS-së në pushtet, sipas Petrit Lleshit, përfaqësues i biznesit në Kukës  vjen si pasojë e diskriminimit që i është bërë zonës nga ana e qeverisë, por edhe një fushate elektorale të socialistëve që nuk ka pasur në qendër elektoratin.

“Rrugë të paasfaltuara, shërbim mjekësor i mangët, administratë që nuk i shërben qytetarit, por edhe mungesa e hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit nga ndërtimi i urës së re, janë disa nga faktorët që PS-ja të refuzohet masivisht në Kukës,” thotë Lleshi.

Ndërkohë që , drejtuesi politik i PD-së në këtë qark thotë se dhënia e besimit ndaj opozitës është një sfidë për deputetët e ardhshëm të kësaj force politike.

“Kjo votë refuzuese është si një pakënaqësi edhe ndaj administratës vendore, por edhe ndeshkim ndaj qeverisë për diskriminimin që i ka bërë Kukësit në investime, pasi ky rajon jep një kontribut të qenësishëm në të ardhurat kombëtare,” tha Hoxha për BIRN.

“Ne si opozitë do i dalim për zot me mundësitë tona elektoratit që na ka besuar duke bërë avokatinë e tij në parlament,” shtoi Hoxha.

në Kukës nuk arrin të fitojë asnje palë zgjedhje pas 31 marsit të vitit 1991, me përjashtim të dy rasteve ku deputetet Namik Dokle e Shyqyri Duraku kanë fituar në vitet 1997 e 2001 me përballje mazhoritare, por pa arritur që marrin shumicën e numrit të deputetëve që përfaqësonin këtë zonë.

Deputeti demokrat, Flamur Hoxha takon mbështetësit pas fitores. Foto: Bashkim Shala.