Tue, May 13, 2025

Rikthehemi të lavdishëm – Balkanweb.com – News24

  • PublishedMay 13, 2025

Rikthehemi të lavdishëm – Balkanweb.com – News24

E joshte prej kohësh, të paktën që nga viti 2023, por tashmë është zyrtare: Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Për herë të parë në karrierë, Ancelotti merr drejtimin e një ekipi përfaqësues, mbase shansi i fundit për të fituar edhe në këtë formë, si trajneri i një ekipi përfaqësues. Në Brazil, i gjithë ambienti e pret me padurim Ancelottin i cili firmosi një kontratë deri në 2026, pra në përfundim të Botërorit FIFA2026, me opsion rinovimi deri në 2030.

Pavarësisht se ne krye të një ekipi përfaqësues, Ancelotti do të përfitojë jo pak por 10 milionë euro në vit. Në këtë aventurë të re, Ancelotti nuk do të këtë në krah djalin e tij, Davide. Tekniku “azzurr” do të drejtojë Brazilin për herë të parë në dy sfida e radhës në kualifikueset e Botërorit, kundër Ekuadorit dhe Paraguait, në program për t’u zhvilluar në qershor.

Në Brazil, të gjithë presinuljen e Ancelottit në stol, me shpresën që italiani do t’i rikthejë kombit shkëlqimin e dikurshëm, për këtë është i bindur presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues:

“Të sillnim Ancelottin në krye të Brazilit është më shumë se sa një vendim strategjik. Ky është një vendim që lidhet me objektivin tonë për t’u rikthye në krye të botës. Trajneri që ka fituar më shumë në botë do të jetë në krye të përfaqësues më të mirë në botë. Së bashku do të shkruajmë kapituj të lavdishëm të futbollit botëror dhe brazilian”, u shpreh Rodrigues.

Ancelotti largohet nga Real Madrid menjëherë, por largohet si trajneri me më shumë trofe në historinë e klubit, plot 15 të tillë, mes tyre edhe 3 Champions League.

()


AlbaniaWeb.net