Vajzat e Diddy-t largohen nga salla e gjyqit mes dëshmive tronditëse
Gjykimi i Sean “Diddy” Combs për akuzat e rënda seksuale vijon me rrëfime që kanë tronditur edhe më të afërmit e tij.
Gjatë seancës në Manhattan, një eskortë mashkull, Daniel Phillip, dëshmoi se ishte paguar për të kryer marrëdhënie me ish-të dashurën e Diddy-t, Cassie Ventura, ndërsa ky i fundit i shikonte dhe masturbohej nga një cep i dhomës.
Tre vajzat e tij – Chance, D’Lila dhe Jessie Combs – dolën nga salla dy herë gjatë detajeve grafike të dëshmisë, ndërsa qëndruan brenda kur u shfaq një video nga viti 2016 ku Combs shihej duke dhunuar fizikisht Cassie-n në një hotel.
Combs, i cili është deklaruar i pafajshëm, përballet me akuza për trafikim seksual, shantazh dhe shfrytëzim prostitucioni. Prokuroria pretendon se ai drejtoi një “sipërmarrje kriminale” për më shumë se 20 vite, e ndihmuar nga njerëz të afërt për të organizuar festa të shfrenuara dhe veprime të paligjshme.
Procesi po vazhdon, ndërsa sytë e publikut dhe medias janë të kthyer nga kjo sagë që trondit industrinë e muzikës.