Wed, May 14, 2025

Humbje e madhe për këngëtarin Meda, nëna e tij ndërron jetë

  • PublishedMay 14, 2025

Humbje e madhe për këngëtarin Meda, nëna e tij ndërron jetë

Familja Përgjegjaj po përjeton ditë zie. Nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Meda, Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga bashkëshortja e artistit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Ajo publikoi një fotografi ku shihej pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me dhimbje, të shoqëruar me fjalët:

“Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, mesazhi i saj shoqërohej me simbole lutjeje dhe trishtimi.

Pak më vonë, edhe vetë Meda ndau një dedikim prekës për nënën që e rriti dhe e mbështeti në çdo hap të jetës.

“Bëna hallall Nana ime e dashur, sa shumë të kam dashtë… do të dua e do të kujtojmë përjetësisht,” – u shpreh ai me një dhimbje që preku zemrat e mijëra ndjekësve.